Rreth 20 nxënës të shkollës së mesme në Postribë të Shkodrës dyshohet se janë helmuar nga ushqimi dhe uji që kanë konsumuar dje.

Një pjesë e tyre janë paraqitur pranë spitalit të Shkodrës për mjekim pasi kishin të vjella dhe marrje mendsh ose siç u tha nga mjekët, “intostikacion alimentar”.

Pas marrjes së mjekimit, ata kanë shkuar në shtëpitë e tyre dhe në spital kanë mbetur vetëm katër.

Prindërit dyshojnë se ata mund kenë pësuar helmim nga uji apo ushqimi i fast food-it që mund të kenë blerë pranë shkollës.

AKU ka nisur hetimet në dyqanet pranë për të gjetur shkakun e helmimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re