Helmohen rreth 30 persona në Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës. Ata janë paraqitur pranë qendrës shëndetësore Shupenzë.

Kanë qenë fillimisht tre pjesëtarë të një familje që janë helmuar dhe dyshohet nga uji i pijshëm, pas dëmtimit të tubacionit dhe përzierjes me ujërat e zeza.

30 persona kanë marrë serum në Qendrën Shëndetësore të Shupenzës, ndërkohë që po vazhdojnë të shkojnë edhe persona të tjerë nga gjithë zona, nga Gjorica, Hoshaten, Shupenza. Mjekët kanë deklaruar për “BalkanWeb” se nuk e dinë nga ka ardhur helmimi dhe se pacientët janë paraqitur nga zona të ndryshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re