Disa nxënës të një shkolle në Bulqizë janë dërguar në spital mesditën e sotme me shenja helmimi, raporton “News24”.

Dyshohet se ata janë helmuar nga peleti i sobës që përdoret për ngrohje.

Një nga nxënëset e helmuar raportohet se është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e fshatit Godvi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re