15 pushues kosovarë kanë përfunduar në spitalin rajonal të Durrësit pasi dyshet se janë helmuar pasi kishin konsumuar ushqim. Dyshohet që një restorant në zonën e shkëmbit të Kavajë në Durrës të jetë burimi i helmimit.
 
Hetimet paraprake zbuluan se dy orë pas konsumimit të ushqimit pushuesit patën të vjella, këputje dhe marrje mendsh.
 
Pasi morën ndihmën e parë në spitalin rajonal të Durrësit, qytetarët e helmuar transferuan në repartin e infektivit në Tiranë.
 
Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar autoriteti kombëtar i ushqimit në Durrës, i cili ka bllokuar restorantin pasi ka marrë mostrat e ushqimeve të konsumuara nga turistët, për të zbuluar shkaqet e helmimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re