Skip to content

Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

900 0 1778135365xakademia e siguris cover 976 770x332 1

Nuk kanë fund skandalet në Akademinë e Sigurisë. Pas episodit të ndodhur rreth dy muaj më parë ku 56 studentë u helmuan nga ushqimi, e njëjta situatë ka ndodhur përsëri.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=426&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fnuk kane fund skandalet helmohen serish kursantet e akademise se sigurise 30 persona perfundojne ne spital kateringu vinte nga sori al%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë, mbrëmjen e djeshme kanë pasur simptoma të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ku të ndarë në grupe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

Policia dhe AMP kanë nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa dyshohet se studentët janë helmuar nga ushqimi. AKU pritet të marrë sot mostra ushqimi i kompanisë së kateringut “Sori.al” për të përcaktuar shkaqet e plota.