Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur video mesazhit të kreut të PD, Lulzim Basha duke i thënë se nuk fshihet pas asnjë komiteti dhe skualifikimin e ish-deputetëve nga Komisioni për të mos qenë pjesë e listës së zgjedhjeve të 25 Prillit.
Me anë të një reagimi në Twitter, Rama shkroi se e bëri komitetin për të “vrarë” çunin e Fahri Balliut me patllaken e Bujar Nishanit dhe Ervin Salianjin me thikën e Genc Rulit. Sipas Ramës, Basha vrau PD, varrosi Komitetin dhe hëngri shpullën e Saliut.
Edi Rama:
Lulëzim unë nuk fshihem pas asnjë komiteti, po ty të kuptoj se ti i bën komitetet për t’u fshehur siç bëre komitetin për të “vrarë” çunin e Fariut me patllaken Bujar Nishanit e Salianjin me thikën e Genc Rulit! Dhe në fund vrave PD varrose Komitetin dhe hëngre shpullën e Saliut!
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
