Me sa duket, nuk është vetëm jugu i Shqipërisë sk andaloz në lidhje me faturat dhe çmimet e larta që u vijnë pushuesve.

Një grup turistësh kanë vënë duart në kokë pasi kanë parë faturën që u ka ardhur.

Ata kanë qenë duke ngrënë darkë në Ohër. Gjithçka shkoi më së miri, deri sa u erdhi fatura.

Mbi 50,000 denarë apo 833 euro ishte totali, që i la të sh okuar turistët.

Këta të fundit refuzuan të pagonin shumën marr amendëse dhe nisën të konfliktoheshin me kamarierët dhe menaxherët e restorantit.

Pas zënkës, e cila nuk po merrte zgjidhje, turistët telefonuan policinë.

Pas një ore debat, ata paguan plotë 660 euro dhe u larguan me përshtypjet më të këqija.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re