I djathti Jair Bolsonaro zgjidhet president i Brazilit me 56 përqind të votave, përpara rivalit të tij majtist Fernando Haddad i cili fitoi 44 për qind, sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Zgjedhor, pasi 94 për qind të votave të ekzaminuara.

Ky ish-oficer ushtarak do të marrë detyrën në janar, për të udhëhequr në Brazil shumë të polarizuar, pas një fushate të tensionuar dhe të ashpër.

Bolsonaro,  63 vjeç, ish-anëtar i Kongresit, premtoi luftën kundër krimit në qytetet braziliane dhe zonat rurale, dhe forcimin e autonomisë së policisë në luftën kundër kriminelëve të armatosur. Ai gjithashtu njoftoi lehtësimin e ligjeve të kontrollit të armëve për ta bërë më të lehtë për brazilianët të mbrojnë veten.

Shumë brazilianët kanë frikë se Bolsonaro, i cili e ka parë me pozitivitet diktaturën ushtarake të Brazilit, e cila zgjati në mes të 1964 dhe 1985, si president mund të kufizojë të drejtat e njeriut, liritë civile dhe lirinë e fjalës.

Ai konsiderohet ndryshe dhe si Trumpi i Brazilit. Gjatë fushatës pak muaj më parë, hëngri dhe një thikë në bark, por pa pasoja për jetën.    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re