Botuesi Henri Çili ka rrëfyer në emisionin “Open” se çfarë ndodhi me arrestimin e tij.

“S’më kishte vajtur mendja se do ndodhte diçka e tillë. 72 orë në paraburim kaluan me ndjesinë e pafajsisë dhe me kuriozitetin për të kuptuar se me çfarë provash akuzohesha.

Në Përmet kam qënë vetëm një herë në 2014. Isha duke shkuar për në shtëpi dhe më çojnë në Komisariat. Më kontrolluan zyrën dhe banesën. Kontrollet janë zhvilluar nga ora 8 deri në 12 të darkës. Akuzohem për 4 ose 5 akuza.

Roli i kunatit? Kam dhuruar, ndihmuar, këshilluar në dell privat. Nuk jam përfshirë në veprimtari të paligjshme, aq më pak me personin në fjalë” – tha Çili.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re