Dyshohet se është shfaqur rasti i parë i hepatitit misterioz te fëmijët në Serbi pasi po hetohet rasti i një fëmije i cili është shtruar në spitalin e Beogradit.

Sipas mediave vendase, Profesor Dr. Dragan Delic, gastroenterohepatolog, tha javën e kaluar se ishte një dëmtim i ri akut i mëlçisë, hepatit akut me etiologji të panjohur ose shkak të panjohur. Pas kësaj sëmundjeje me shkak të panjohur, siç shpjegon profesori, ka shumë të ngjarë të jetë një agjent infektiv dhe rezultatet e para tregojnë se bëhet fjalë për një adenovirus të serotipit 41.

Shkencëtarët besojnë se shkaktari më i mundshëm i sëmundjes është adenovirusi, i cili bën pjesë në grupin e viruseve të zakonshme që shkaktojnë simptoma të ngjashme me gripin apo sëmundje gastrointestinale dhe më së shpeshti këto çrregullime zgjidhen pa pasoja të përhershme.

Një raport i fundit i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar thotë se shkaku i sëmundjes së përmendur të mëlçisë tek fëmijët mund të jetë adenovirusi i tipit 41F, thekson gazeta britanike. Ky lloj adenovirusi është shkaktar i infeksioneve të shumta të shoqëruara me diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë.

Skanimi rutinë i të dhënave tregoi se viruset e zakonshme që shfaqen tek fëmijët janë në rritje krahasuar me vitet e mëparshme, me një rritje të dukshme të incidencës së adenovirusit në grupmoshën nga viti i parë në të katërt.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb