Të ushqeheni mirë ndihmon mëlcinë tuaj të funksionojë më mirë dhe ul shanset për cirrozë, ose shenja që mund të cojnë në probleme me veshkat.
 
Shëndeti i mirë gjithashtu ndihmon sistemin imunitar për të luftuar infeksionet. Ju nuk keni nevojë për një dietë speciale. Konsumoni drithëra të plota, fruta, perime si dhe proteina të buta si pula, vezët dhe peshku. Nëse keni cirrozë, reduktoni sasinë e kripës që konsumoni pasi trupi juaj ka si tendencë të akumulojë lëngje.

Një nga mënyrat më të rëndësishme që një person me hepatit B të jetojë një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme është të përqendrohet në ruajtjen e një ekuilibri adekuat ushqimor me ushqime të plota dhe dietë anti-inflamatore. Ngrënia e ushqimeve që përmbajnë klorofil mund të jetë gjithashtu beneficiale për reduktimin e stresit oksidativ dhe dëmtimit të mëlçisë.

Disa nga ushqimet më detoksifikuese, pastruese të mëlçisë dhe që luftojnë kancerin janë:
-Perime jeshile me gjethe, si spinaqi, lakra jeshile, rukola, zarzavate
-Perime  të tilla si brokoli, lakra e bardhë, lulelakra dhe lakrat e Brukselit
-Perimet  si karotat, patatet e ëmbla, panxhari dhe kungulli
-Fruta të freskëta, veçanërisht boronicat, luleshtrydhet, manaferrat goji dhe agrumet
-Erëza të freskëta, si borziloku, majdanozi, rigoni dhe xhenxhefili
-Mish organik dhe peshk i egër
-Kefir, gjizë dhe kos
-Arrat dhe farat, veçanërisht arrat, farat e lirit dhe farat chia
-Vajra të parafinuar, si vaji i shëndetshëm i kokosit dhe vaji i ullirit ekstra i virgjër
–Provoni gjembacin e qumështit
Gjembaku i qumështit ka treguar se sjell benefite të panumërta për mëlcinë. Është një detoksifikues i fuqishëm. Ndihmon në rindërtimin e qelizave të mëlçisë ndërsa largon toksinat trupore që përpunohen përmes mëlçisë. Silymarina që gjendet në gjembaçin e qumështit vepron si një antioksidant duke reduktuar prodhimin e radikalëve të lirë dhe stresin oksidativ. Ai madje vepron si një agjent bllokimi i toksinave, pra pengon lidhjen e toksinave në qelizat e mëlçisë. Studimet mbi gjembaçin e qumështit tregojnë se mund të përdoret për të trajtuar hepatitin viral akut dhe kronik si dhe sëmundjet e mëlçisë.

–Qëndroni të hidratuar
Të vjellat janë një simptomë e zakonshme e hepatitit B, i cili mund të shkaktojë dehidratim. Pini së paku 8 gota ujë në ditë. Pirja e lëngjeve të freskëta të frutave dhe perimeve mund të jetë beneficiale. Kështu mund të konsumoni lëngun e kockave, i cili është plot me lëndë ushqyese thelbësore që do të forcojnë sistemin tuaj imunitar dhe do t’ju ndihmojnë të luftoni virusin. Në vend që t’i drejtoheni pijeve sportive të mbushura me sheqer dhe shije artificiale, pini ujë kokosi, i cili do t’ju ndihmojë të shmangni një çekuilibër të elektroliteve.
/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re