Mëlçia është organi i dytë më i madh në përmasa në organizmin tonë dhe gjendet nën kafazin e brinjëve në të djathë. Peshon më pak se një kg dhe ka një formë tullumbace të sheshtë në pjesën e sipërme.
Kryen disa funksione jetësore por kryesisht shërben për:
Transformimin e asaj që hamë e pijmë në energjie e substanca ushqyese që përdoren nga trupi,
Heq substancat e dëmshme të pranishme në gjak (pastron organizmin)
Prodhon substanca të ndryshme (kripërat biliare, bilat, kolesterolin, protrombinën….)
Grumbullon vitaminat
Prodhon glikogjenin, një rezervë sheqeri e disponueshme në rast nevojë për pjesën tjetër të trupit
Sintetizon shumë proteina të rëndësishme për shëndetin njerëzor, si albumina
Prodhon qelizat e gjakut (funksioni hematopoietik)
Pra, është një organ kompleks që mund të dëmtohet në shumë mënyra; njihen në fakt shumë lloje patologjish të lidhura me mëlçinë, disa janë infektive, të tjera nga mënyra e jetesës dhe të tjera gjenetike.
PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM PËR MËLÇINË REGJIMI USHQIMOR I SHËNDETSHËM?
Ajo që hamë dhe pimë kalon përmes mëlçisë, që transformon ushqimin në energji dhe substanca të nevojshme për jetën, por dhe i magazinon për tu përdorur në momentin e duhur. Një regjim ushqimor pak i kujdesshëm mund të shkaktojë probleme për mëlçinë dhe pjesën tjetër të trupit, madje edhe më shumë kur ky organ është në vështirësi për shkak të infeksioneve apo patologjive të tjera.
Një regjim ushqimor i pasur me shumë kalori, për shembull, ka si pasojë mbipeshën, që në vetvete është jë nga shkaqet e grumbullimit të yndyrës në këtë organ (melçia e yndyrosur). Zhvillimi i saj në një person me Hepatit C, për shembull, e bën më të lartë mundësinë e zhvillimit të cerozës, por dhe një person i shëndetshëm mund të ketë komplikacione.
Lidhja regjim ushqimor-mëlçi tejkakon çdo konsideratë për peshën, e në fakt ushqimet e konsumuara mund të përmbajën toksina në gjendje që të jenë një kërcënim konkret dhe i menjëhershëm. Rasti më ekstrem është për shembull konsumi i kërpudhave helmuese, që mund të çojë në pamjaftueshmëri të mëlçisë e deri në vdekje brenda pak ditësh.
Toksina të tjera janë më delikate dhe veprojnë gradualisht me kohën, por në mënyrë të padiskutueshme, si alkooli. Ndërsa një regjim i mirë ushqimor mund të përmirësojë shëndetin e mëlçisë së një personi me hepatit C apo probleme të tjera, si dhe redukton rrezikun e një personi të shëndetshëm.
A DUHET TË NDRYSHOHET REGJIMI USHQIMOR SIPAS PROBLEMEVE TË MËLÇISË? Sëmundjet e mëlçisë janë gjendje shumë serioze, prandaj vlersimi dhe trajtimi janë kompetencë ekskluizve e specialistëve (doktori dhe nutricionisti) që komunikojnë mes tyre. Shpesh pacienti shtrohet në spital dhe regjimi ushqimor planifikohet nga strukturat e duhura.
Por në rastet kur shkohet në mënyrë private tek nutricionisti për të ditur se kush është zgjedhja më e mirë ushqimore, është e rëndësishme ta informoni specialistin për diagnozën, analizat, trajtimet që po bëni, pasi pa këto informacione ai mund të gabojë me planin ushqimor me rreziqe serioze për shëndetin e personit.
Mes gjendjeve patologjike më të zakonshme sjellim në vëmendje:
Hepatiti akut:
Një pezmatim (inflamacion) i mëlçisë. Ajo shkaktohet shpesh nga një infeksion viral por që mund të shkaktohet dhe nga toksinat (ilaçet dhe alkooli).
Hepatit toksik: më i zakonshëm është abuzimi me alkoolin (hepatiti alkoolik) dhe mund të jetë pa simptoma dhe të zbulohet rastësisht.
/shkollaeshendetit.com



