Ahmet Prençi për të gjithë njihet si ish-drejtori i Policisë së Shtetit, por kush do ta mendonte se nën unfirmoën e vrazhdë të policisë do të fshihej një shkrimtar. “Brenga e Prokurorit” titullohet romani i tij i dytë.

Botimet e para letrate i pati që në rini, në disa gazeta të kohës. Ka publikuar në vijim dhjetëra analiza në shtypin shqiptar.

Lexo edhe :Related Posts

“Anja” është romani i tij i parë.

Sonte Prençi vjen në një rrëfim ndryshe në studion e emisionit “Vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti.

Prençi rrëfen se ka studiuar fillimisht për ekonomi, por kishte pasion letërsinë dhe botimet e para i ka pasur që në shkollën e mesme.

“Nuk punova asnjë ditë ekonomist. Fillova menjëherë në hetuesi. Pastaj studiova drejtësi dhe mori rrugë karriera. Iu përkushtova me zell detyrës së re që mora përsipër. Ishte një eksperiencë e pamenduar për mua, por përkushtimi i një djali të ri…më pëlqente si profesion dhe jam përpjekur vazhdimisht që të jem rezultatitv, kërkues ndaj vetes. Kam mësuar shumë nga të tjerët. Me përkushtim maksimal vazhdova këtë karrierë dhe besoj se kam dhënë nga vetja aq sa kam mundur”, rrëfen Prençi.

Fillimet e karrierës thotë se kanë qenë shumë të vështira.

“Ka qenë eksperiemcë shumë e ngjeshur dhe punë e lodhshme. Por puna në policisë është adrenalinë, duhet të konsiderohet si një mision që e ke marrë përsipër. Je vazhdimisht në alarm, kështu që e tillë ka qenë një periudhë 25-vjeçare e imja”, shton ish-drejtuesi i policisë.

Thotë se postin e drejtuesit të policisë nuk e kërkoi, por në momentin që iu ofrua e mori përsipër me seriozitet dhe ia doli më së miri.

“Ishte një detyrë që nuk e mirëprisja por kur mu ofrua e mora përsipër. Kam qenë në krye për 3 vite dhe u bënë gjërat mirë. E gjithë administra e policisë u mobilizua shumë mirë dhe bëmë një punë të mirë. Kanë qenë sfida shumë të rëndësishme. Në atë lloj pune nuk ke kohë të mendosh rreziqe. Nuk ke shumë kohë të biesh në qetësi. Gjithë familjarët e punonjësve të policisë dhe prokurorëve janë të shqetësuar, por kjo është puna, është risku i kësaj pune që ke marrë përsipër. Kur merr një punë të tillë përsipër duhet të heqësh dorë nga komoditete të tilla, nga rehatitë. Nuk je si gjithë të tjerët. Je kohë e pa kohë në punë”, shton Prençi.

Romani “Brenga e Prokurorit”. Si erdhi ideja për të krijuar një libër të tillë dhe sa e vështirë ka qenë?

Prençi rrëfen se romanin e parë e ka pasur të vështirë, sepse ishte një temë jashtë punës së tij. Ndërsa romani i dytë “Brenga e Prokurorirt” ka qenë shumë më i lehtë për tu shkruar.

“Është një temë që e kam timen. Problem i vetëm ishte që duhet të harmonizoja gjuhën e përdorur sepse lexuesi kërkon një gjuhë të thjeshtë. Edhe për këtë jam përpjekur dhe ia arrita që mos jetë tekst i lodhshëm për lexuesit. Janë episode të jetuara, pavarësisht se marrin ngjyra. Kanë marrë ngjyra letrare, letërsia ta jep këtë mundësi”, tha Prençi. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re