Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se qeveria do të rishikojë buxhetin dhe po mendon që të heqë taksën e tatim fitimit për të gjithë bizneset e vogla deri në vitin 2029. I ftuar në “Opinion”, Rama dha më shumë detaje për këtë duke thënë:

“Ne po punojmë dhe një nga gjërat që besoj unë është që shumë shpejt do ta ligjërojmë, nuk është premtim, cdo shqiptari që krijon punë me një biznes të vogël që arrin 140 mijë dollarë xhiro do ti heqim taksat deri në vitin 2029. Nuk do të paguajnë asnjë tatim fitim.

Marrëdhënia jonë me ta është të qënit rojë të shtetit për biznesin e madh. S’do kenë detyrim të paguajnë asnjë lekë deri në 2029. Shumë shpejt do të ndajmë nëse do të heqim edhe TVSH komplet. I kam kërkuar grupit të punës të heqë edhe TVSH”. (A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re