Akuzave të opozitës për heqjen e fashës 800 kWh iu është përgjigjur ditën e sotme kreu i grupit parlamentare të PS Taulant Balla.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se qytetarët e kanë marrë parasysh thirrjen e ministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama, për të kursyer dhe për të ulur konsumin.
Ai shtoi se Kuvendi do të jetë shembull për kursim energjie.
“Nevojitet kursim i energjisë. Kuvendi duhet të jetë shembull për thirrjet për të konsumuar sa më pak energji. Falenderimet u takojnë shqiptarëve që thirrjeve të Ballukut dhe Ramës u janë përgjigjur me ulje të madhe të konsumit të energjisë elektrike”, tha Balla.