Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari ka reaguar në lidhje me ngjarjen e paprecedent të heqjes së një tabele me një paralajmërim profetik në oborrin e xhamisë së madhe në qytetin verior, ku bëhej me dije se ç’e pret në botën tjetër atë që uzurpon pronën e tjetrit.
“Një rrugaç me pushtet” e ka cilësuar Sytari atë njeri që udhëhoqi aksionin policor të heqjes së tabelës, duke hyrë në territorin e xhamisë, gjë që nga Myftinia e Shkodrës duke denoncuar ligjërisht, duke e çuar çështjen në gjyq. 
“Ne asnjëherë nuk e kemi ul kryet përballë taboreve të Iblisit dhe nuk e bajmë një gja të tillë, se përndryshe do të ishim prej tradhëtarëve të fesë dhe kombit. Ne asnjëherë nuk kemi pranu që bijtë e etërve të zinj dhe taboret e femohimit me na shkelë. E kemi gjet mënyrën për me i tregu secilit vendin e tij dhe kemi ec përpara me kryenalt e duke vendos ‘pikat mbi i’ kur, ku dhe si duhet.
Kështu kemi ba dhe me ngjarjen e fundit që n aka ndodh në oborrin e xhamisë ‘Ebu Bekër’ kur nji rrugaç me pushtet, në një mënyrë të pabesë dhe në një orë krejt të papritur, hyn dhe prek ku nuk duhet prekë.
Gjithsesi, ajo tabelë do të shumëfishohet e shumëfishohet me dhjetra e dhjetra të tjera dhe jeta e aktiviteti jonë nuk mund ta ndalet për kapriçot dhe tekat provinciale të askujt…”, tha Myftiu i Shkodrës.
Ajo që ndodhi është në vazhdën e një tensioni të Myftinisë në Shkodër me pushtetin e atyshëm, pasi mbi një pronë vakëf do të ngrihet një kullë te Hotel Rozafa.



