Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se heqja e imunitetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është akt antikushtetues, ndërsa shtoi se mazhoranca po përpiqet të eliminojë opozitën.

Meta gjithashtu tha se mazhoranca ka për qëllim eliminimin e opozitës, ndërsa komentoi ndryshimet e Rregullores së Kuvendit duke thënë se po ashtu ishte një akt antikushtetues.

“Votimit i sotëm shënon përshkallëzim të përpjekjeve për asgjësimin opozitës vendim antikushteues që kërkon të ktheje kohën e partisë shtet.

Është pjesë e një programi për eliminimin e opozitës dhe instalimin e një opozite fasadë që i bën fresk dhe shërbime këtij regjimi dhe e dini që vetëm pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e Kuvendit. Është një akt antikushtetues që synon asgjësimin e parlamentarizmit.

Këto ndryshime e kthejnë rregulloren në mjet arbitrar në duart e mazhorancës për të ndëshkuar deputetët të opozitës dhe për të eliminuar përfaqësimin në parlament.

Edhe ndryshimet që u bënë në ligjin e organizimit e Komisioneve Hetimore synojnë për të minuar llogaridhënien dhe transparencën”, tha Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re