Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë Yan Sun, është shprehur kundër propozimeve të opozitës në vendin tonë, për heqjen e TVSH-së për produktet e shportës.

Sipas Yan Sun kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në ulje të çmimeve, ndërkohë që theksoi se fokusi i qeverisë duhet të jenë shtresat në nevojë.

“Ne e shohim tranzitore çështjen e rritjeve të çmimeve, shteti duhet të synojë ata që vuajnë më shumë nga rritja e çmimeve, ne jemi kundër subvencioneve me bazë të gjerë, pasi nuk janë të barabarta.

Mbështetja e synuar për familje me të ardhura të ulëta, subvencionet me bazë të gjerë, mund të inkurajojnë përdorimin më shumë të energjisë.

Ne si FMN jemi kundër ndryshimeve të përkohshme tatimore, ulja e TVSH nuk përkthehet në ulje të çmimeve, dhe iu jep përfitime atyre që nuk kanë nevojë për ndihmë fiskale”, tha Yan Son.

“Sfidat janë 2, investimi në mënyrë efikase tek njerëzit dhe ekonomia dhe të përmbyllet rindërtimi, të mbyllet rreziku fiskal dhe të ulet borxhi publik. Rimëkëmbja duhet të përdoret për të arritur konsolidimin fiskal. Duhet zgjeruar baza tatimore dhe për të eliminuar shmangiet tatimore. Presim që strategjia afatmesme buxhetore të bëhet funksionale në vitin 2022. Duhet të rritet cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike.

Për investimet ambicioze, duket të moderohet nga financimi i buxhetit dhe shpenzimet të orientohen tek qytetarët. Rreziqet fiskale në rritej, si PPP, garancitë shtetërore apo ndërmarrjet shtetërore duhet të menaxhohen më mirë. Mbështetja fiskale vjen duke u ulur por politika monetare duhet të jetë lehtësuese. Duhet të forcohen përpjekjet për të sunduar ligji, të eci reforma ligjore dhe të luftohet më tej korrupsioni”. 

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re