Kryeministri Rama ka reaguar pas dakordësimit nga opozita bullgare për votimin pro në parlament të heqjes së vetos bullgare.

 

Përmes një reagimi në Tëitter Rama shkruan se është shumë herët për të qenë optimist dhe për të ndryshuar diçka në fjalinin e ditës së nesërme në samit.

 

Megjithatë kryeministri ka konfimuar se do të marrë pjesë në Samitin e BE më 23 qershor.

 

Reagimi i Ramës:

Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!

Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re