Vendimi i Parlamentit Evropian për aprovimin e rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, është përshëndetur dhe nga komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Hahn thekson se tashmë Parlamenti Evropian ka dhënë dritën e gjelbër për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave.

 

“Drita e gjelbër e Parlamentit Evropian për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovën, e mirëpritur”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re