Pasi Fax News publikoi videon ku shihej se një person anonim me kapuç në kokë po hiqte logot e FRPD nga selia blu, ka ardhur edhe reagimi nga deputeti demokrat Belind Këlliçi.

Me anë të postimi në rrjetin social “facebook”, Këlliçi i cili ka mbajtur edhe postin e kreut të Forumit Rinor të PD (FRPD), ka shkruar se asgjë nuk do e zhbënte sakrificën e të rinjve gjatë 8 viteve opozitë dhe shtoi se në datën 8 janar, do të merrte fund kjo situatë që deputeti e konsideroi si “marrëzi”.

Reagimi i Plotë nga Belind Këlliçi:

Demokratët nuk zgjedhin këtë të ardhme!
Me njerëz anonimë, me kapuç në kokë dhe vjedhurazi, sonte po hiqen dhe logot e FRPD nga hyrja e zyrave të Forumit Rinor.
Sido që të vendosen adezivët, askush nuk e zhbën dot sakrificën e qindra e mijëra të rinjve të FRPD në këto 8 vite opozitë. Do apo s’do pakica uzurpuese e selisë, FRPD ka qenë, është dhe do të jetë zemra dhe motorri i Partisë Demokratike.
Në 8 janar merr fund kjo marrëzi! Shihemi të gjithë aty, tek shtëpia jonë, tek selia e PD, të shtunën ora 12:00✌🏻

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re