Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u pyet nga gazetarët nëse me tërheqjen e projektligjit për Amnistinë Penale nga votimi në Kuvend, po hiqnin dorë nga reduktimi i dënimit të të dënuarve nga Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion.

Manja tha se sipas rregullores së Kuvendit, drafti i Amastisë Penale nuk kthehet më në Komisionin e Ligjeve, ndërsa tha se nuk ka amnisti për korrupsion dhe krim të organizuar.

“Referuar rregullores së Kuvendit, drafti i amnistisë nuk kthehet në komisionin e Ligjeve. Kjo do të thotë, se fakti që e tërhoqëm, konsensusi duhet të gjendet në këtë sallë. Gjatë këtyre dy ditëve kam dëgjuar plot avokatë dhe juristë sharlatanë, që rrinë me dosjet e tyre para gjykatave, në drekë para selive, ndërsa në darkë në studio televizive.

Kam dëgjuar dhe plot gënjeshtarë politikë, të cilët mashtrimin e opinionit publik e kanë kthyer në art më vete.

E kemi bërë të qartë se nuk ka amnisti për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Dhe një gënjeshtar e kishit pak më parë këtu (Bardhi) dhe nuk e vë faj se këta ditë janë bërë bashkë për të shpalos programin dhe më vjen keq për Bardhin që është bashkuar me Nokën dhe gënjejnë. Kur gënjen njëherë, dy herë, tre herë, gënjeshtra bëhet pjesë e karakterit, e kam nga eksperienca personale”,  tha Manja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re