Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Ligës Arabe do të mblidhen të dielën dhe të hënën në vendpushimin egjiptian Sharm el-Sheikh në Samitin e parë e cila do të diskutojë forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik, migrimin dhe çështjet e sigurisë.

Samiti në Sharm el-Sheik në Gadishullin e Sinait është takimi i parë në nivelin më të lartë në historinë e dy organizatave. Takimi do të bashkëkryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

Për gati 20 vjet pati përpjekje për një samit të tillë, por pa sukses.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord për një samit në Egjipt në shtator të vitit të kaluar në takimin e tyre joformal në Salzburg, me qëllim për të konfirmuar angazhimin e të dy organizatave për të bashkëpunuar në një varg çështjesh me interes të përbashkët.

Ideja ka lindur pasi Sebastian Kurz, Kancelari i Austrisë dhe Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, u takua me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në Kajro.

Megjithatë, në përgatitjen e samitit, BE nuk arrin të sigurojë unitetin mbi çështjet kyçe që do të diskutohen në një samit, si migracioni ose paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme.

Shtetet anëtare të BE-së nuk arritën të bien dakord për një deklaratë të përbashkët, cilat duhet të miratohen në samit.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re