Ditën e sotme nis mësimi i plotë nëpër të gjithë shkollat e vendit. Kjo është hera e parë që nxënësit do të frkuentojnë normalisht shkollat dhe do të jenë n klasat e tyre njësoj siç ishin para pandemisë së Covid-19.

Deri më tani, nxënësit kanë qenë ndër më të dëmtuarit si pasojë e pandemisë pasi u apliku mësimi me turne që zgjaste vetëm 25 minuta dhe nëpër banka të mos ishte më shumë se një nxënës, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Por kjo metodë, shkaktoi vetëm pakënaqësi dhe dëmtoi nxënësit në dijet që ato merrnin. Gjendja bëri që disa prej prindërve të ngriheshin në një lloj proteste ku të mblidheshin firma të mjaftueshme për peticionin që do të dërgohej në ministrinë Arsimit për të kërkuar rikthimin e mëësimit normal nëpër shkolla pasi mësimi me turne nuk po jepte aspak rezultate të mira.

Menjëherë pas shfaqjes së shumtë të këtyre pakënaqësive, siç duket ministeja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi, vendosi të reflektojë dhe të rikthejë mësimin normal nëpër shkolla siç ishte përpara pandemisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re