Për herë të parë, kryeministri Rama ka ndarë me publikun një prej kohvëve më të vështira të jetës së tij private: sëmundjen e të birit, Gregut, aty nga mesi i viteve ‘2000.

Ai ka folur për hallin e madh të tij, siç prindi mund ta ketë më fëmijën në çështje shëndeti,  në podcastin e radhës, një bisedë me mjekun lushnjar Gentian Toshkëzi, i cili u shpall në SHBA si “America’s Best Doctor”.

Ne kemi patur në familje një rast të rëndë me djalin, ishte atë kohë 15 vjeç edhe ia thanë copë dhe për mua ishte shumë shokuese, madje, madje pasi na e thanë ne, unë i them asaj mjekes që e ndoqi pastaj dhe e nxori nga kthetrat e vdekjes realisht, mundohu t’ia thuash.. ‘Më lër të bëj punën time’, tha dhe u ul përballë tij dhe i tha: ‘Ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu. Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, – tha, je i gatshëm të luftosh?’ Ky ishte pak a shumë toni edhe e mobilizoi”, ishte ajo çfarë tha kryeminstri në bisedë me mjekun e suksesshëm.

Dhe siç dihet, i biri shpëtoi nga vdekja pasi një ndërhyrjeje në SHBA. /tesheshi.com/

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re