Paul Rusesabagina, 68 vjeç, i cili frymëzoi filmin “Ruanda Hotel”, për gjenocidin e vitit 1994, mbërriti në SHBA pasi u lirua nga burgu në Ruanda javën e kaluar.

Ky informacion u konfirmua nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Ne jemi të lumtur që ai është kthyer në tokën amerikane dhe është ribashkuar me familjen dhe miqtë e tij, të cilët kanë pritur kaq gjatë për këtë ditë,” shkroi Sullivan në Twitter.

Rusesabagina, një banor i përhershëm i SHBA-së, i cili ka jetuar në mërgim në San Antonio, Teksas për më shumë se një dekadë, u dënua në vitin 2021 me 25 vjet burg në Ruandë për lidhjet e tij me një grup që kundërshton Presidentin e Ruandës Paul Kagame dhe se ka një krah të armatosur.

68-vjeçari më parë tha se ishte joshur në Ruanda në vitin 2019 kur hipi në një avion privat në Dubai që besonte se ishte nisur për në Bujumbura, Burundi.

Mirëpo, avioni u ul në Kigali, ku u arrestua.

Rusesabagina ishte frymëzimi për filmin e vitit 2004 “Hotel Ruanda” me protagonist Don Cheadle.

Ai u portretizua si një hero që rrezikoi jetën e tij për të strehuar qindra njerëz si menaxher hoteli luksoz gjatë gjenocidit të Ruandës në vitin 1994.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re