Fëmijët në Rripin e Gazës po kalojnë periudhën më të vështirë të jetës së tyre të re. Ata janë të ekspozuar çdo ditë ndaj sulmeve izraelite, urisë dhe vdekjes. Por pavarësisht të gjitha këtyre, ata po tregohen burra të mëdhenj. Ndërsa bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën shijojnë moshën dhe kanë ëndrra, këta fëmijë u rritën brenda natës dhe përballen me tortura të paimagjinueshme.

Dymbëdhjetë vjeçari Zekeriya es-Sersek, i cili jeton në Rripin e Gazës, ku Izraeli, i akuzuar për gjenocid, vazhdon sulmet e tij intensive, është një hero i vogël.

Deri para gjashtë muajsh luante me moshatarët e tij, ndërsa sot vrapon dhe ndihmon stafin e spitalit që çdo ditë pret dhjetëra e qindra të plagosur e të vdekur.

Numri i të vdekurve dhe të plagosurve vazhdon të rritet çdo ditë në Rripin e Gazës.

Në një rajon ku spitalet janë bombarduar dhe ka mungesë ilaçesh dhe furnizimesh mjekësore, ekipet mjekësore po bëjnë çmos për të trajtuar të plagosurit.

Djali palestinez Zekeriya vrapon nëpër korridoret e spitalit, duke u përpjekur të ndihmojë të sëmurët dhe të plagosurit. Për shkak të sulmeve izraelite, ai duhej të linte shtëpinë e tij dhe të kërkonte strehim në Deir el-Belah. Atje punon si vullnetar në Spitalin Al-Aksa.

I veshur me një pallto blu, ai vrapon nëpër korridoret e spitalit dhe ndihmon stafin mjekësor në pritjen dhe trajtimin e të plagosurve.

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar, të paktën 32,623 palestinezë janë vrarë dhe 75,092 janë plagosur

Përveç sulmeve të vazhdueshme ndaj vendbanimeve civile, spitaleve, shkollave dhe strehimoreve ku palestinezët e zhvendosur janë strehuar që nga 7 tetori 2023, ushtria izraelite gjithashtu ka penguar hyrjen e ndihmave humanitare dhe ka dënuar mbi dy milionë banorët e Rripit të Gazës me uri.

Qarqet ndërkombëtare, veçanërisht organizatat e Kombeve të Bashkuara, po bëjnë thirrje për shpalljen e armëpushimit në Gaza, ku shumica e spitaleve nuk funksionojnë, ka mungesë të furnizimeve mjekësore dhe sëmundjet e shkaktuara nga uria, etja dhe mungese e higjiene.

Izraeli është akuzuar për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ndihmën humanitare për civilët në Gaza.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re