Foshnja ishte nën rrënojat në Antakya, Hatay për 131 orë.

Minatori Ilker Aksakal, 31 vjeç, ishte pjesë e ekipeve që ishin në terren për dy javë duke u përpjekur të shpëtonin sa më shumë jetë nën rrënojat pas dy tërmeteve shkatërruese, shkruan SrpskaInfo.

Operacioni i shpëtimit të Asjës ka zgjatur dy orë. Siç tha ai, gjyshi i foshnjës ka thënë se ku mund të jetë trupi i saj dhe se duhet ta ndihmojnë atë të arrijë deri tek ajo.

Ata hapën një gropë dhe hynë në rrënoja.

“Ne shikuam brenda, në fillim menduam se kishte vdekur. Kur shikuam përsëri, foshnja ishte gjallë. Pas kësaj filluam të punonim më shpejt. Ishte një hapësirë ​​e vogël dhe më thanë të futem sepse jam më i vogël”, tha Aksakal.

Ai ka treguar se ka edhe një fëmijë.

“Ne hymë atje pa asnjë frikë. Më erdhi keq që e pashë fëmijën në atë gjendje. Dera e dollapit i kishte rënë, djepi ishte thyer. Unë kërkoja ta nxirrja jashtë. Pas meje dëgjova zëra që më thoshin të isha kujdes dhe nuk nxitoj. U qetësova kur ajo filloi të qante. Ia vura kokën në duar. I thashë të më tërhiqnin prapa”, tha Aksakal.

Ai kujtoi se minatorët ishin ndër të parët në vendin e tërmetit.

“Ne nuk kemi frikë nga asgjë”, përfundoi Aksakal. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re