Simon Kjaer po konsiderohet një hero për atë që bëri në momentin e rrëzimit të Christian Eriksen, në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës.

Mesfushori ra pa ndjenja në fushë dhe qendërmbrojtësi i Milanit ishte i pari që shkoi drejt shokut të skuadrës që ishte i shtrirë në tokë.

 

Mirror shkruan se Kjaer ishte ai që e ktheu me shpinë Eriksen, i liroi rrugët e frymëmarrjes dhe nisi masazhin e zemrës.

Ndihma e parë e tij ishte shumë e rëndësishme. Më pas e morën mjekët në dorë. Kjaer ndërkohë nuk u ndal me kaq, pasi shkoi edhe pranë bashkëshortes së Eriksen për ta inkurajuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re