Nëna e Eboney Chesire, 13-vjeçarja e cila  vdiq pas përdorimit të një sasie të lartë ekstazie në Rainhill në Britani, është vënë në ndjekje të personave që tregtojnë ekstazinë në zonë.

Dyshohet se vajzës së saj ia kishin hedhur drogën në një bar pranë shtëpisë teksa kishte dalë për të festuar.

Eboney Chesire vdiq në dhjetor të 2018 pas konsumit të substancës MDMA.

Nëna e saj Kerry Williams, 41 vjeçe e shkatërruar nga dhimbja vendosi t’i shkonte deri në fund kërkimit për të gjetur se cili ishte personi që kishte shkaktuar vdekjen e vajzës së saj.

Williams tregon në” Vice High Society” se ka rënë në gjurmët e autorit nëpërmjet informatave të marra nga një grup të rinjsh anonimë në Instagram. Ajo hoqi dorë nga puna e saj për një vit për të kërkuar drejtësi për vajzën e saj, duke shpërndarë fletëpalosje në rrugët e qytetit dhe duke gjurmuar bandat e tregtuesve të lëndëve të paligjshme. Ndër të tjera ajo ishte e pakënaqur nga vëmendja e treguar nga ana e policisë për këtë rast.

Ajo shprehet në Vice:” Kjo është puna e policisë, por ata nuk po e bëjnë.”

Sipas informacioneve që ajo ka arritur të sigurojë dyshohet se banda e cila ka bërë gjestin ndaj vajzës së saj të mitur është “The happy dayz creë”. Një bandë që nëpërmjet rrjeteve sociale shet drogëra dhe substanca të tjera të paligjshme tek të rinjtë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re