Skip to content

“Heronjtë e heshtur pushohen nga puna”, denoncon ish-deputeti: 73 punonjës të bluzave të bardha janë larguar nga puna

Ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo ka denoncuar në rrjetet sociale, largimin nga puna të mjekvëe. Tavo bën me dije se janë larguar nga puna 73 punonjës të bluzave të bardha duke shtuar me ironi se ky është shpërblimi që qeveria u dha heronjëve të heshtur.

Më tej Tavo shton se për këtë arsye bluzat e bardha detyrohen të emigrojnë drejt Gjermanisë, ndërkohë që bën thirrje të mbrohen.

“Vazhdojnë PPP-të dhe ja dëmi ndaj bluzave të bardha – 73 të larguar nga puna! Ky është shpërblimi që qeveria e paaftë u jep bluzave të bardha. Heronjtë e heshtur hiqen nga puna e detyrohen nga ky shtet të emigrojnë në Gjermani e në vende të tjera.

Turp! Mbroni bluzat e bardha dhe jo PPP-të tuaja tek të cilat jeni vërsulur me garuzhde.
Turp!”- shkruan Tavo.

/faxweb