Mësuesja e Gjuhë-Letërsisë, Marije Leçaj Pllumaj dhe banori i zonës së Lëpushës, njëherazi dhe ish-nxënës, Valerjan Çekaj, mund të konsiderohen pa frikë heronj. Ata të dy çajnë borën që katër nxënësit e mbetuë bëjnë mësim çdo ditë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, mësuesja ka treguar se nuk do të heq dorë nga vështirësitë pëë dhënë dije, ndërsa Valerjani ndihmon fëmijët vullnetarisht me traktor pëë kaluar, pavarësisht se nuk është mjeti i duhur.

Tani ka vetëm 4 nxënës, gjithmonë numri është drejt rënies. Nxënësi më i afërt e ka mbi gjysmë ore larg shkollën, ndërsa të tjetër 6 km e sipër. Përveç prindërve, në ndihmë i ka ardhur edhe Valeriani. Unë bëj mësim çdo ditë. Unë kam automjetin tim dhe lëviz me të, kur është rruga normale. Por zakonisht rruga është e zënë krejt nga pjesa e asfaltit te shkolla. Unë kam dhënë mësim dhe javën e kaluar që ka qenë më shumë ngricë, me rregullësinë më të madh. Nxënësit shkojnë mirë me mësime, të katërt nxënësit janë me mesatare mbi 8.

Kam 42 vite në arsim dhe kam punuar me shumë pasion, sepse fëmijët i kam si fëmijët e mi. Por mosha bën të vetën dhe nuk e di se si do të bëhet për pak dal në pension. Megjithatë, e kam shumë të vështirë të shkëputem nga nxënësit”, tha mësuesja.

Duhet të bëjmë të pamundurën pë’i dhënë shkollën këtyre katër fëmijë. E vështirë është sepse mjeti nuk është për borë, por duhet të mundohemi për këta katër fëmijë. Asnjë mjet tjetër nuk lëviz këtu.

Me thënë të drejtën, rinia e këtij vendi kanë ikur në emigracion. Por Lëpusha nuk është një vend pëë ikuë gjithë se bëhet një shkëtirë”, u shpreh Valerjani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re