Skip to content

Heronjtë e së premtes: Mjektët në Prishtinë shpëtojnë për mrekulli fëmijën që i kishte ngecur kikiriku

Foto Otorinolaringologji e1555671858207

Mjekët kosovar në Qendrën Klinike Universitare janë shndërruar në heronjtë e ditës, pasi shpëtuan nga rreziku për jetë një fëmijë që i kishin ngecur në mushkëri disa kikirikë.

Intervenimi i kyer në repartin e Otorinolaringologjisë (ORL) ka kërkuar shpejtësi të jashtëzakonshme, pasi gjendja e fëmijës ishte ndërlikuar. Por intervenimi ka shkuar me shumë sukses, dhe fëmija nuk ka pasur asnjë pasojë.

Doktori që e ka kryer intervenimin, Hajdin Thaçi, bashkë me ekipin e tij mjekësor kanë ndërhyrë urgjentisht, dhe brenda 10 minutave, djali ka filluar të ndjehet mirë.

“Bronku i djathtë ka qenë i tëri i bllokuar, fëmija ka marrë frymë vetëm me anën e majtë. Në këtë rast, mushkëria e djathtë ka qenë tërësisht e bllokuar derisa kemi filluar tërheqjen një nga një të copëzave të kikirikut”, thotë Thaçi.

Klinika e Otorinolaringologjisë ofron shërbime për të gjitha qytetet e Kosovës, por jo vetëm. Për shkak të afërsisë dhe prakticitetit, në të kryejnë internevime edhe banorë nga veriu të Shqipërisë.