Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Now”, u pyet nga gazetarja Erla Mëhilli në lidhje me heshtjen e kryedemokratit Basha në lidhje me kërkesën e amerikanëve për tu distancuar prej tij.

Berisha u shpreh se Partia Demokratike dhe lideri i saj Lulzim Basha kanë mbajtur një qëndrim koherent, ku kanë kërkuar prej amerikanëve prova dhe fakte në lidhje me akuzat e bëra publike nga Dash.

“Unë mendoj se PD në mendimin tim ka mbajtur qëndrimin që duhet të mbajë. Ka kërkuar qysh prej fillimit dhe në vijimësi prova dhe fakte. Ka kërkuar transparencë. Që Partia Demokratike të mbajë një qëndrim ndaj një personi apo qoftë dhe ndaj Sali Berishës, duhet të ketë fakte dhe prova. Nëse PD do të gjendej përballë fakteve dhe provave se për çfarë akuzohej Sali berisha dhe nuk do të mbante një qëndrim atëherë do të bënte një gabim të rëndë”, tha Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re