Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se në këtë mbledhje është folur për agresionin serb ndaj Kosovës një ditë më parë, ku u rrëmbyen tre zyrtarë të policisë.

Kurti ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve dhe ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të dënohet një akt i tillë.

Ai është shprehur se ajo që i çudit më shumë në të gjithë këtë është heshtja e ndërkombëtarëve përball kësaj situate.

Temë ka qenë agresioni i Serbisë një ditë më parë që rrëmbeu tre zyrtarë të policisë së Kosovës në brendësi të territorit. Kemi diskutuar për rasti i djeshëm ishte agresion ndaj vendit tonë, hakmarrje ndaj policisë së shtetit të cilët po luftojnë krimin dhe intencë për destabilizim në kohën kur ne kemi propozuar planin 5 pikësh për normalizimin e situatës në veri. Për këtë arsye institucione tona e kanë rritur gatishmërinë. Për arsye të sigurisë si hap i menjehërshëm janë kushtëzuar kontrollet me Serbinë duke ushtruar kontrolle të imtësishme. Cënimi i djeshëm na ka shtyrë që të ndërmarrim këtë hap duke çuar edhe në ndalimin e disa objekteve kur e shikojmë se janë të dyshimtë. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm për lirimin e tre zyrtarëve të policisë dhe u bëjmë thirrje ndërkombëtarëve që ta dënojnë këtë akt të Serbisë

Serbia nuk ka ndryshuar në qëllime, dhe nuk është se po na befason por ajo që na bën përshtypje është heshtja e ndërkombëtarëve. Rrëmbimi I tre policëve është dëshmia më e qartë për këtë”, ka thënë Kurti.

vijon…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re