Qytetarja Gjyle Krosi ka denoncuar në ‘News24’, se drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë, Klodian Reçi i ka kërkuar kartën e identiteti pak orë para zgjedhjeve të 14 majit.

Krosi deklaron se zyrtari Reçi i ka thënë se karta e identiteti do t’i kthehet kur ajo të votojë dhe se në këmbim të votës i ka ofruar para.

“Kur vish të japësh votën do të jap lekët më ka thënë. Kartën e identitetit e ka Klodian Reçi. Unë i thashë që më duhet karta, por më tha se kur të vish tek vota do ta jap. Edhe pse i thashë se nuk votoj. Shihni se si jam unë. Karta është e imja, por ma mori”, ka thënë ajo.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re