Maqedonia e Veriut që prej mesnatës së të premtes ka filluar heshtjen zgjedhore duke pritur raundin e parë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit, më 21 prill.

 

Ndërsa gjatë kësaj të shtune ka filluar procesi i votimit për të burgosurit, të sëmurët si dhe të moshuarit.  Votimi ka filluar edhe për zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen në komunat e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës. Në komunat  Ohër dhe Dibër zgjedhjet për kryetar janë shpallur për shkak të vdekjes së papritur të Jovan Stojanvskit dhe Ruzhdi Latës, ndërsa në Novo Sellë ish kryetari Boro Stojçev dha dorëheqjen pasi u dënua me burg për kontrabandë.

 

Në votime do të marrin pjesë rreth 240 vëzhgues nga misioni i OSBE ODIHR do të monitorojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Kryeministri Zoran Zaev një ditë më parë deklaroi se suksesi i këtyre zgjedhjeve presidenciale është tejet i rëndësishëm për të shmangur një krizë të re politike në vend.

 

Kandidatët që pretendojnë mandatin 5 vjecar te kreut të shtetit jane: Blerim Reka ish-ambasador në Bashkimin Evropian, i cili mbështetet nga dy parti shqiptare Besa dhe Aleanca për Shqiptaret. Stevo Pendarovski I cili mbështetet nga Social-Demokratët në pushtet dhe aleatet e tyre shqiptare si dhe Gordana Siljanovska-Davkova, kandidatja e parë grua e këtij vendi e propozuar nga partia opozitare VMRO DPMNE.

 

1.8 milionë është numri i votuesve të regjistruar të cilët do të zgjedhin mes tre akademikëve. Nëse anjëri kandidat nuk arrin të fitojë më shumë se 50% të votave, dy emrat me më shumë vota do të shkojnë në balotazh më 5 maj, ku pjesëmarrja e elektoratit duhet të jetë së paku 40%, në mënyrë që rezultati të jetë i vlefshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re