Subscribe

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit Altin Dumani ka deklaruar se çdo prokuror dhe gjyqtar që rrëzohet në veting është në lupën e SPAKUT. Gjatë raportimit në Këshillin Kombëtar të Integrimit Dumani ,sqaroi se SPAKU deri tani ka dërguar në gjykatë edhe sekuestro për pasuritë e ish-funksionareve të sistemit të drejtësisë.

 

ALTIN DUMANI

DREJTUES I PROKURORISE SE POSACME

 

“Ne kemi gjyqtarë të gjykatës së lartë, kushtetuese që i kemi akuzuar. Prokuroria ka kërkuar sekuestro për pasuritë e tyre. Ne jemi të vëmendshëm me vendimet që jep KPK e KPA, dhe kur ne konstatojmë që kur ka dyshime për korrupsion vihemi në lëvizje. “

 

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani sqaroi se nga fillimi i këtij viti janë 15 ish-funksionare të lartë nën hetim, përfshi dhe një ish-ministër e 6 ish-kryetar bashkie.

 

Por Këshilli Kombëtar i Integrimit ishte i vetmi komision që sot nuk u bojkotua nga opozita. Në të gjitha komisionet e tjera, deputetët demokratë refuzuan të qëndrojnë në mbledhje duke akuzuar mazhorancën se po shkel kushtetutën duke i mohuar pakicës parlamentare të drejtën për të ngritur komisione hetimore. Gjithashtu opozita e ka cilësuar të papranueshëm që Partia Socialiste të zgjedh kryetarin demokrat të komisionit të reformës zgjedhore, siç bëri kur rrëzoi kërkesën e rreth 50 deputetëve të opozitës për të vendosur anëtarët e rinj në këtë komision.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re