Ka rënë përfundimisht versioni konspirativ se Hitleri nuk vrau veten por u arratis me nëndetëse  në Argjentinë ku jetoi i fshehur.

Një studim i fundit ka arritur përfundimisht në konkluzionin se ai vdiq më vitin 1945 në Berlin, padyshim i vetëvrarë me një plumb, por dhe i vetëhelmuar.

“Studimi ynë dëshmon se Hitleri vdiq në vitin 1945”, tha profesor Philippe Charlier, në krye të një grupi studiuesish europianë, të cilëve autoritetet ruse u dhanë kafkën e ish-diktatorit nazist për ta hetuar më imtësisht.

Studimi u botua në numrin e fundit të revistës shkencore, European Journal of Internal Medicine.

 “Ky studim mbështet versionin e pranuar në përgjithësi është se Hilter vdiq më 30 prill 1945 në bunkerin e tij në Berlin me partnerin e tij Eva Braun, por gjithashtu paraqet elemente të reja të shkakut të vdekjes së tij”, tha Philippe Charlier.

“Nuk e dinim nëse ai përdori një pilulë cianidi për të vrarë veten apo thjesht qëlloi veten në kokë? Duket se i ka bërë të dyja”, tha ai.

Dr. Charlier, antropolog dhe specialist i mjekësisë ligjore, ka kryer më parë dhe testimin vërtetësisë së zemrës së mbretit anglez Rikard Zemërluani dhe vërtetimin e mumifikimit të mbretit francez Henry i katërt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re