Prokuroria dhe policia do të kryejnë një hetim të plotë të ndërtimit të objekteve në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër.
 
Në pyetje do të merren përfaqësues të kompanisë, e cila ka kryer ngritur pallatet ne këtë zone.
 
Nisja e hetimeve i konfirmua edhe Zv ministri i mbrojtjes Petro Koci i cili përpara banoreve konfirmoi verifikimet që do të bëhen në zyrat e pushtetit vendor si dhe te kompania private.
 
Koci tha se  te gjithë ata që kanë shmangur kriteret teknike e ligjore gjatë ndërtimit të objekteve, do të mbajnë përgjigjesi.
 
Hetimi sipas zëvendësministrit të mbrojtjes nuk duhet te përqendrohet vetëm tek pallati qe u mbulua nga uji e balta te shtunën e 3 shkurtit. Kontrolli duhet shtrirë edhe tek të gjitha objektet ne kodrën e Shtufit, e cila dikur ka qenë e pyllëzuar me pisha. Por pas viteve 90, pemët u prenë e në vend të tyre u ngritën pallatet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re