TIRANË – Gjykata e Apelit ka në lënë sot në fuqi vendimin e shkallës së parë lidhur me nisjen e hetimeve për autoritetin e Dosjeve.

Kallëzimi u krye nga Ilir Meta, kur mbante postin e Presidentit të Republikës, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe përhapjes së panikut.

Prokuroria e Tiranës kishte vendosur mos nisjen e hetimit edhe pse Meta, asokohe President, pretendonte se anëtarët e autoritetit të dosjeve i kanë konsumuar këto vepra.

Më pas ishte gjykata e shkallës së parë që vendosi nisjen e hetimeve, vendimi i cili u ankimua nga organi i akuzës. Por edhe Gjykata e Apelit u shpre në favor të nisjes së hetimit.

NJOFTIMI I GJYKATES
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është shqyrtuar çështja penale që i përket ankuesit Ilir Metaj, me objekt: Ankimin ndaj vendimit “Për mosfillimin e procedimit penal”, datë 21.09.2022 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me kallëzimin penal nr. 11409, datë 06.09.2022. Paraqitur nga ankuesi, ndaj anëtarëve të Autoritetit për Informim mbi dokumetat e ish-Sigurimit të Shtetit, Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 1959 Akti, datë 18.11.2022 ka vendosur:

1.Shfuqizimin e vendimit datë 21.09.2022 “Për mosfillimin e proçedimit penal” të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me kallëzimin penal Nr.11409, datë 06.09.2022.

2.Detyrimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të regjistrojë procedimin penal për kallëzimin penal nr. 11409, datë 06.09.2022 dhe të kryejë hetimet përshkruar në pjesën arsyetuese të këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuoria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, që kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës dhe lënien në fuqi të vendimit mbi “Mosfillimin e procedimit penal”.

Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 01.06.2023 në dhomë këshillimi, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga Gjyqtar z. Genti Shala, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit me Nr. 1959 Akti, datë 18.11.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko