Gazetari i Fax News Elvis Myrta tregoi detaje të reja lidhur me dosjen e “Toyota Yaris” dhe të dhënat e tjera që hetuesit belgë po mbledhin në vend.

I ftuar në studion e “Fax News”, Myrta tha se dosja është tashmë e pushuar në Shqipëri por ekziston mundësia që të rinisin hetimet në rast se gjenden prova të reja.

Ai theksoi se prokurorët belgë po hetojnë dhe mbi bandat kriminale shqiptarë që operojnë në Belgjikë për të mësuar se kush fshihet pas pastrimit të parave, duke shtuar se janë marrë dëshmitë e familjarëve të të akuzuarve.

Myrta tha ndër të tjera se hetuesit belgë do të largohen mbrëmjen e sotme nga Shqipëria për të vijuar hetimet në vendin e tyre dhe dy çështje konkrete që po ashtu po analizohen janë dhe vrasjet e dy shqiptarëve në Belgjikë, për të parë nëse ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Myrta:Përvec Bashës janë marrë në pyetje dhe persona të tjerë.

Dyshimet se ai që ka dhënë informacion është person i SHISH, ende nuk ka prova konkrete, nëse Basha ka dhënë deklaratë para autoriteteve belge, kjo do të thotë se informacioni i është përcjellë palës tonë.

Belgët po kryejnë hetime intensive sepse grupe të fuqishme vijnë këtu dhe sjellin paratë që kanë fituar me trafikun e drogës atje. Po hetohet një grup që merren me trafikimin e kokainës.

PJanë 22 persona të marrë në pyetje nga ana e autoriteteve belge, u janë marrë dëshmitë lidhur me grupin që merrej me pastrimin e parave.

Dosja është tashmë e pushuar në vendin tonë dhe çelet vetëm nëse jepet një provë e fortë dhe të rinisin hetimet. Por pa prova të reja nuk ndodh.

Autoritetet e huaja përqendrohen, dhe hetimet zgjasin 3 deri në 4 vite dhe kopsisin dosjen. Besoj se kanë prova të forta, është një grup kriminal për të cilin dyshojnë se fshihen pas këtyre parave.

Prandaj është marrë në pyetje Basha, nëse ka persona të SHISH të përfshirë, gjë e cila do mësohet kur të zbardhet dëshmia e kryedemokratit.

Në darkë ata do kthehen në Belgjikë, janë shkëmbyer informacione midis palëve për shumën e parave. Janë marrë në pyetje dhe familjarë të të akuzuarve.

Zanafilla e hetimit është një grup kriminal që po hetohet për trafik kokainë në sasi të mëdha, dërgesa kryesisht nga Ekuadori.

Kanë kërkuar informacion dhe për dy vrasje, për Bujar Muçën dhe atë të një viti më parë Arianin i cili u ekzekutua në Belgjikë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re