Analisti dhe Drejtori i News24, Aleksandër Çipa dhe Fatos Lubonja kanë ndarë mendime të ndryshme për hetimet që po bën SPAK.

Në emisionin “Open” Lubonja tha se SPAK nuk ka prekur sistemin. Ndërsa, Çipa vlerësoi se Struktura e Posaçme po heton një numër të lartë dosjesh, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.

Fatos Lubonja: SPAK nuk po reagon përpara një mullari, pasi kemi oligarkë, kemi krimin e organizuar. Sistemi nuk është prekur. Ndërtuesit nuk janë prekur. Te Berisha, u thirr një Bektashi, që nuk është prekur as ai dhe ata si Bektashi. Është gënjeshtër të thuash që SPAK po vepron, por do ta shikojmë si do shkojnë gjërat më tej. Por kur situata bëhet kaq e rëndë, diku do rrjedhë.

Aleksandër Çipa: Zoti Lubonja, për të saktësuar, ambasadorët janë suportues të sistemit, nuk janë pjesë e sistemit. Numri i dosjeve në SPAK është më i larti ndonjëherë. Mua më duket abuzante fjalia që “po i lëshon Rama”. Nuk mund të thuash asgjë me aludime. Tani kur të thërret SPAK do të shkosh me patjetër, kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë në Shqipëri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re