Rektori i Universitetit të Bujqësorit, Fatbardh Sallaku, ka komentuar hetimet e SPAK në UBT për abuzim me tenderët dhe korrupsion, duke theksuar se ka dorëzuar telefonin.

Rektori i UBT-së u shpreh se ka qenë i hapur dhe bashkëpunues, duke shtuar se “kam qenë subjekt i marrjes së telefonit, jam treguar totalisht i gatshëm, e kam dhënë, nuk kam asgjë për të fshehur”.

Teksa foli para Grupit Parlamentar të PS-së, Fatbardh Sallaku deklaroi se nuk ndodhej aty për politikë, dule shtuar se “shpresoj që personat nën hetim të gjejnë energjisë dhe që çdo njeri të pastrojë imazhin”.

Fatbardh Sallaku: Shqipëria është me fat që ka Universitetin Bujqësor. Bujqësia boll është e diskriminuar nga të rinjtë.

Kemi qenë të hapur dhe bashkëpunues, nuk di asnjë lloj informacioni se çfarë është trajtuar.

Ligji i arsimit të lartë e ndan shumë mirë anën administrative me akademike.

Rektori me stafin akademik e mbaron punën e vet deri në dërgimin e buxhetit në senat.

Njësoj si këtu që Parlamenti miraton buxhetin, njësoj si në Senat.

Rektorati ka një vizion dhe mision për të arritur

Kam qenë subjekt i marrjes së telefonit, jam treguar totalisht i gatshëm, e kam dhënë, nuk kam asgjë për të fshehur, kemi qenë bashkëpunues, do të jemi bashkëpunues, kemi dhënë dokumentacionet e kërkuara, por vetëm kaq.

Unë dua edhe njëherë të siguroj sepse ky është qëllimi kryesor, ju garantoj që nuk jam këtu për politikë. Kryeministrin e kam njoftuar, kemi folur edhe para 2-3 vitesh, kemi shkëmbyer koncepte dhe kemi ardhur këtu.

Kemi filluar bashkëpunimin, jemi të gatshëm. Debati të mos merret me anësoret por me thelbin. Ky universitet i duhet Shqipërisë, prindërit e studentit duhet të qetësohen në shtator do të shkojmë me një ofertë të re akademike. Stafi është i përkushtuar dhe shpresoj që personat nën hetim të gjejnë energjisë, i mirëkuptoj sepse është shqetësim i madh, dhe që çdo njeri të pastrojë imazhin. Drejtësia të bëjë punën e vet, i gatshëm për të dhënë çdo informacion.

Shpresoj që ky proces të mbarojë sa më shpejt në të mirën tonë të përbashkët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko