Skip to content

Hetimet kundër FETO-s në Turqi, arrestohet mbesa e xhaxhait të Gülenit

Munise Gülen, mbesa e xhaxhait të Fetullah Gülen, udhëheqës i organizatës terroriste FETO, u arrestua në qytetin perëndimor turk të Izmirit.

Ekipet e Departamentit të Policisë së anti-terrorit në Izmir vazhdojnë me operacionet e kapjes së personave që janë të lidhur me terroristët e FETO-s ose që ishin në pozita drejtuese brenda organizatës terroriste.

Në operacionin e fundit, policia arrestoi Munise Gülen, mbesa e Sefeddin Gülen, i cili është xhaxhai i liderit të organizatës terroriste Fetullah Gülen.

Për 28-vjeçaren Munise Gülen, u gjet të ishte një person përgjegjës brenda organizatës terroriste FETO dhe se ka përdorur aplikacionin ByLock, një sistem komunikimit të koduar midis anëtarëve të FETO-s. Gülen ishte fshehur në Karabaglar, jo shumë larg Izmirit, ku dhe u arrestua.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e grushtit të shtetit të mposhtur në Turqi natën e 15 korrikut 2016.

Kjo është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gülen, me banim në SHBA, ekstradimin e të cilit Turqia e ka kërkuar zyrtarisht nga Washingtoni.

Anëtarët e kësaj organizate terroriste janë ngritur në shërbim për vite me radhë duke kurdisur provime dhe duke u infiltruar në institucionet shtetërore. Në dhjetor 2013, anëtarët e FETO-s në gjyqësorin turk u përpoqën të ndjekin penalisht një numër zyrtarësh të lartë përmes një gjykimi të montuar lidhur me pretendimet për korrupsion.

Disa vjet më vonë pasoi përpjekja e përgjakshme nga terroristët e FETO-s, kur më 15 korrik, oficerët në ushtrinë turke besnike ndaj organizatës terroriste filluan grusht shtetin.

Hetimet në lidhje me organizatën terroriste FETO treguan se ky është një rrjet global që paraqet rrezik jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër në të cilin është aktiv dhe zyrtarët turq e kanë theksuar këtë në disa raste. Gjatë përpjekjes për grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016, 251 persona u martirizuar dhe 2.734 të tjerë u plagosën.