GJKKO ka firmosur disa urdhër kontrolle në kuadër të hetimeve për ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

Mësohet se agjentë të BKH kanë ‘zbarkuar’ në banesën e babait të bashkëshortes së Arben Ahmetajt, Erjola Hoxha.

Kujtojmë se Ahmetaj ndodhet në arrati, ndërsa tashmë i është hequr imuniteti si deputet, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.

Nderkohe Kuvendi  i Shqipërisë votoi të premten pro kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministër dhe ministër në disa pozicione kyçe të qeverisë socialiste nga 2013 deri 2022, ndërkohë që Ahmetaj i është shmangur përballjes me drejtësinë dhe ndodhet jashtë Shqipërisë.

Mbi Ahmetajn rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e incineratorëve, tre kontrata të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilat kanë dërguar pas hekurave edhe ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako krahas shumë zyrtarëve të tjerë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re