Prokuroria e Durrësit bëri të ditur se hetimet për cilësinë e ndërtimeve që patën pasoja të rënda deri në shembje me bilanc tragjik prej 51 viktimat, do të përqëndrohen në disa pista.
E para lidhur me dyshimet se pasojat kanë ardhur si pasojë e ndërtimeve pa leje që janë bërë në disa zonë, ndërsa pjesa tjetër lidhet me moskryerjen e detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës apo edhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.
Sipas njoftimit të bërë nga organi I akuzës çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”.
Njoftimi i plotë i prokurorisë:
Më datë 29.11.2019 Prok. Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash. Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal
Organi i akuzës shtoi se Prokuroria pret referime per cdo rast abuziv edhe nga policia e shtetit.