Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzën ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili po hetohet nga SPAK për shkak të funksionit që ka mbajtur.

“News24” raporton se Llalla akuzohet për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume në Gjermani që e ka përdorur për shkollimin e vajzës, para për të cilat ish-kryeprokurori thotë se i kishte marrë borxh tek një mik.

Për çështjen “Llalla” ka kthyer përgjigje edhe DASH që e shpalli non grata duke i ndaluar hyrjen në SHBA.

Por të dhënat e ardhura nga USA nuk bëhen të ditura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re