Deputeti socialist Petro Koçi, foli sot nga Kuvendi për hetimet që po bëhen për shtëpinë e babait të ndjerë të Ajola Xoxës, Arben Xoxës.
Koçi tha se hetimet për shtëpinë e pedagogut të ndjerë i duken si pushkatim pas vdekjes, ndërsa tha se drejtësia ka harruar apartamentet, që familja e Sali Berishës ka në Holandë e Belgjikë.
Petro Koçi: Unë mendoj që gjithpushtetshmëria është e rreziksme. Kjo nuk ndodh vetem në Ballkan e Shqipëri, në rastin më të keq edhe engjëllin e kthen në djall.
Ne e mbështesim SPAK edhe GJKKO edhe duke e paguar me lëkurën tonë, por ne duam që intgriteti moral i këtyre institucioneve të mos vihet asnjëherë në dyshim, ore është normale që këtu dikush të na numërojë fustane etj etj. Por mua nuk më duket normale që banesa e ish pedagogut Arben Xoxa, i cili e kam nga përvoja personale.
Nuk mund të them që ishte antikomunist, por që nuk ishte komunist këtë e kam të sigurt. Kur ish pedagogu që drejton sot opozitën ishte pedagog komunist. Arben Xoxa ishte një pedagog modern që ne studentët e adhuronim për integritetin e tij dhe për qasjen liberale që ai kishte në përgjithësi për lëndën për të cilën ishte përgjegjës që të na jepte.
Unë gjykoj që ok mbase dhe atë banesë duhet ta hetojnë, megjithëse me duket si një pushkatim pas vdekjes për Arben Xoxën.
Por nuk është normale tani që hetohet banesa e Arben Xoxës dhe janë harruar apartamentet që familja që sot drejton opozitën ka në Holandë, Bruksel, Belgjikë e ku di unë se ku tjetër. Këtë duhet ta bëjë opozita pa iu trembur syri nga askush.