Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të ketë zhvillime për call center-at pasi Shqipëria është bërë problem në BE.

“Do të ketë zhvillime për call center-at sepse jemi bërë problem për BE-në” tha Hoxha për ‘Abc News’ në lidhje me hetimet që janë nisur nga SPAK për call center-at në Tiranë.

Ditën e djeshme, SPAK ka nisur një hetim sekret për 13 call centera që veprojnë në Shqipëri, pasi kërkesa ka ardhur nga homologët gjermanë, sepse shumë shtetas të tyre kanë rënë pre e mashtrimeve dhe kanë humbur miliona euro.

Hetimi është kërkuar nga Gjermania, por më pas janë bashkuar edhe vende të tjera, si Italia dhe shtete nordike.

Qytetarët telefonohen dhe i kërkohet të investojnë shuma të mëdha parash në bursë apo gjetkë, duke u sjellë humbje të mëdha parash.

Ndërsa sot, SPAK ka kërkuar informacione nga bankat, drejtoria e tatimeve dhe kompanitë telefonike për aktivitetin e call center-ave në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re